Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kujtoi të shtunën 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se pas 30 viteve shqiptarët po emigrojnë nga Shqipëria.
Ai shton se shkak për këtë është bërë pamundësia për të krijuar një jetesë normale.
“30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës. 30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre.”
Ai shton se në pushtet do të ndryshojë këtë gjë, do t’i japi çdo familje shpresë për të qendruar në Shqipëri.