Pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte një i vdekur klinik”, u shpreh Kryeministri Rama në prezantimim e programit të emigracionit.
Rama u shpreh se emigracionin shqiptar nuk e ndal dot asnjë qeveri.
Ai vlerësoi reformat e kryera nga partia e tij, duke u shprehur se:
“Imagjinoni sa kohë humbëm duke vjedhur dritat, duke shfrytëzuar ujin, rrumpallizuar arsimin, tribalizuar administratën shtetërore dhe kështu me radhë”.
Si dhe sulmoi propagandën politike me shifrat e emigracionit dukenironizuar opozitën:
“Po iku kjo qeveri do të vijnë të gjithë këtu, të flinin bashkë me Lulin dhe të numëronin paratë me Monikën është sëkëlldi”.
Sipas tij, emigracioni është një dukuri që u ndalua në vend vetëm gjatë diktaturës.
“Gjatë luftës së Dytë Botërore, shqiptarët hynë pa frikë në popullin më të emigrueshëm të Botës”, u shpreh Rama duke treguar se shqiptarët kanë ikur dhe do të ikin.
Dhe duke treguar shifrat e emigrimit Rama u shpreh se emigrimi më i madh ka qënë në vitet 2008-2009, krahasuar me periudhën 2014-2019.
Rama u akuza vazhdimisht nga opozita si shkaku kryesor për emigrimin masiv të të rinjve, infermierëve dhe mjekëve nga vendi.