Dorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Nga Exit News
Dorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla  ka dhënë dorëheqjen të martën nga posti.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se e ndjen detyrim moral largimin nga posti kur ndaj saj rëndojnë akuza për blerje votash.

Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.”

Ajo shkruan se do të vijojë bashkëpunimin me prokurorinë pë zbardhjen e së vërtetës, duke shtuar se përgjimet e dala janë të orkestruara.

Haradinaj-Stublla njoftoi se do të kërkojë rinumërimin e kutive të votimit si provë kundër akuzave ndaj saj.

Dorëheqja e Haradinaj-Stubllës vjen një ditë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i gjeti si të bazuara disa nga ankesat e kandidatëve  në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Një nga ankesat kishte të bënte me dyshimet për manipulim të votave me kusht dhe me postë në favor të Haradinaj-Stubllës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>