Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit arrestoi të martën një mjek për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësor.
Sipas njofitmit të SPAK, është arrestuar Niko Nika, mjek tek Instituti i Higjienës, 66 vjeç.
“Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”
Nika në bashkëpunim me disa persona merrte para për të bërë tamponin për Covid jashtë rradhe.