Dhoma Amerikane e Tregtisë i bëri thirrje partive politike të hartojnë programe ekonomike për bizneset.
Presidenti i Dhomës, Enio Jaço deklaroi se programet e partive janë shumë të përgjithshme.
“Ne inkurajojmë të gjitha forcat politike që të ofrojnë programe më specifike në lidhje me ekonominë në përgjithësi. Deri tani shohim, që ka qenë tipike në fakt dhe është normale po ta krahasojmë edhe me fushatat e kaluara, ku partitë fokusohen jo shumë në programet specifike mbi ekonominë”
Ai tha se inkurojnë partitë të hartojnë programe sa më teknike e të detajuara.