Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se ka përfshirë kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjdhjet e 25 prillit.
“Në listën e Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizua”, u shpreh Basha në forumin për Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer.
Ai i bëri thirrje edhe BE-së dhe SHBA-ve “të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve”.
Të martën, Basha u shpreh se Rama ka futur tri kriminelë dhe përfaqësues të bandave të Durrësit, Shijakut dhe Krujës, Ilir Ndraxhin, Rrahman Rrajën, dhe Ergys Çyrben.