Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se disa nga kandidatët e partive politike do të skualifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre dhe prokurorëve që të bëjnë vetingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve e mund të s’kualifikoheshin. Po këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit. Ne fakt një përmirësim nga e shkuara është se votuesit do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për paritë por dhe për kandidatët e tyre”, u shpreh ambasadorja nga Elbasani.
Ambasadorja i bëri thirrje drejtuesve politikë të partive “që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara”.
Ajo u shpreh se Elbasani është një qark i rëndësishëm ndaj “mendoja se ishte koha e mirë të vija vetë këtu për tu takuar me drejtuesit dhe të flisja vetë me njerëzit”.
Ambasadorja përshëndeti edhe vendimin KQZ-së për ndalimin e përdorimit të celularit brenda vendit të votimit.
“Amerika ka qenë e qartë me pritshmëritë tona për kandidatët e pastër. Ka 3 njerëz që sekretari i shtetit të SHBA ka përcaktuar nuk do i përmend emrat e tyre dhe nuk do dalin nga goja ime, por mund ju mund ti shihni dhe ti gjeni”, theksoi ambasadorja.
Tri emrat e ndaluar nga SHBA-të janë ish-prokurori i përgjithshëm Llalla, ish-kryebashkiaku Dako dhe deputetin Tom Doshi.