Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadoren Yuri Kim dhe disa prej ish ambasadorët amerikanë në Shqipëri si Marisa Lino, Marcie Ries, Alexader Arvizu dhe Donald Lu.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo shkruan se në takim ata kanë ndarë shumë gjera nga historia e përbashkët.
Xhaçka nuk ka ndarë detaje të tjera nga takimi.
Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ambasadorët i kanw dhënë Shqipërisë gjatë tranzicionit.