Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmes një videoje në Facebok, deklaroi se Shqipëria ka ngecur për 8 vite ashtu si ai në trafik.
Ai u shpreh:
“Nuk besoj se ka ngelur shqiptar që nuk e njeh këtë bllokim konstant trafiku. Ka ngecur Shqipëria këto 8 vite. 20 bilion euro kilometri. Nëse ka ngelur ky vend, është prej Ramës dhe një grup njerëzish.”
Më pas ai iu përgjigj pyetjeve të disa qytetarëve, në lidhje me largimin nga vendi. Ai u shpreh se qytetarët duhet të qendrojnë këtu e të largojnë Ramën.
“Je në shumicën e nejrëzve që mendojnë ikja nga problemi është zgjidhja. Të zgjidhësh problemin dhe të rrish këtu është zgjidhja. Të largosh Edi Ramën, ky është vend i mrekullueshëm.”
Basha premtoi se do të anullojë konçesionet korruptive dhe do të heqë traun e rrugës së Kombit.