Silva Bino: Të hapur ndaj AstraZenecas, të shtunën fillon vaksinimi i mësuesve

Nga Exit News
Silva Bino: Të hapur ndaj AstraZenecas, të shtunën fillon vaksinimi i mësuesve

Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha në një intervistë për TV A2 se Shqipëria do të jetë e hapur ndaj vaksinës AstraZeneca.

Të shtunën, deklaroi ajo, fillon vaksinimi i mësuesve siç ishte parashikuar

Bino tha se nuk ka të dhëna shkencore që humbjet e jetës dhe trombozat e shkaktuara në persona në shtete të ndryshme, të kenë lidhje me injekimin e vaksinës.

“Janë 5 milion doza që janë aplikuar deri tani në vendet e BE dhe vetem 20n raste me këtë patologji, që këto vende e kanë bllokuar pasi po e studiojnë,” u shpreh ajo.

Janë mbi 38 mijë doza të AstraZeneca-s, që vijnë nga Suedia dhe kontigjenti i tyre është i ndryshëm nga ai i bllokuar në Austri e Itali.

Shqipëria do ta aplikojë vaksinën AstraZeneca edhe te moshat mbi 65 vjeç, pasi vendet që e kundërshtuan janë tërhequr nga vendimi, informoi Bino.

Ashtu si edhe më herët Bino mbështet edhe aplikimin e vaksinës ruse dhe kineze, që sipas saj kanë dhënë rezultate mjaft të mira në mbrojtjen ndaj COVID-19.

Deklarata e Silva Binos vjen në një moment kur edhe OBSH njoftoi se rastet e mpiksjes së gjakut nuk kanë lidhje me vaksinën dhe nuk kishte arsye përse AstraZeneca të mos përdorej.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>