Italia ka regjistruar sërish të premten një shumor të lartë infektimesh, ku 26 824 persona rezultuan pozitivë.
Në 24 orët e fundit në Itali u shënuan 380 viktima.
Niveli i pozitivitetit po ashtu ka shënuar një rritje, të premten ai ishte 7.2%.
Numri i pacientëve në terapi intensive po i afrohet pragut të 3 mijë personave.
Sipas vendimeve të qeverisë Italia do të mbyllet plotësisht gjatë festave të Pashkëve.
Në periudhën 3-5 prill do të vendoset karantina për çdo shifër që do të kalojë mesataren javore të 250 rasteve çdo 100 mijë banorë.