2 persona u shpallën në kërkim nga Policia e Tiranës për përplasjen në zyrat e partisë ‘Fryma e Re Demokratike”, të premten, 12 mars. Personat e shpallur në kërkim, sipas njoftimit të policisë janë: A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç.
Ata akuzohen se kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, “duke kundërshtuar punonjësit në detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Të premten, Bashkia Tiranë vendosi lirimin e godinës së së ish-selisë së PD-së, përballë qendrës tregtare Toptani, me gjasa për ti hapur rrugë ndërtimit të kullave në zonën e ish-Teatrit Kombëtar.
Në këtë godinë ndodhen disa institucione shteëtrore dhe disa parti politike.
Kryetari Sali Shehu i FRD-së nuk pranoi të largohet nga godina. Gjatë ndërhyrjes së Policisë Bashkiake ndodhi edhe një përplasje mes Presidentit Meta dhe policisë. Meta e quajti vendimin e Bashkisë të motivuar politikisht për të goditur një parti të opozitës.
Për këtë vendim reagoi edhe PD. Kryetari i saj Basha e grisi vendimin e Bashkisë dhe e quajti vendim të marrë nga Kryeministri Rama nga paniku i humbjes.