Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Koha.net.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50,28 për qind të votave, PDK-ja 17 për qind, LDK-ja 12,73 për qind, ndërkaq AAK-ja 7,12 për qind.
Sipas renditjes së vendeve në parlament, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 58 deputetë. Lista Serbe ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.
Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë, ndërsa 10 deputetë janë siguruar nga radhët e pakicave jo serbe.
Sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48,87%, apo mbi 800 mijë votues.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha në fillim të mbledhjes se KQZ-ja ka arritur të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve pavarësisht sfidave me të cilat është përballur.