Italia synon të vaksinojë të paktën 80% të popullsisë së saj deri në shtator përmes rritjes së fushatës ditore të vaksinimit.
Francesco Paolo Figliuolo, komisioneri i ri i posaçëm për koronavirusin, prezantoi të shtunën një plan kombëtar për të vaksinuar 500,000 persona në ditë, raporton Reuters.
Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet italiane raportuan se janë shënuar 317 humbje jete nga COVID-19.
Prej fillimit të pandemisë, Italia ka regjistruar 101881 viktima nga koronaviruisi dhe 3.2 milionë raste.