Rama prezanton programin elektoral

Nga Exit News
Rama prezanton programin elektoral

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, 15 mars, programin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një aktivitet të shfaqur në Facebook, Rama u shpreh se synon të rrisë pagën e ulët çdo vit deri në 38 mijë lekë, dhe në fund të mandatit të tretë në 40 mijë lek.

Ai premtoi heqjen e taksës mbi pagën 40 mijë lekë duke nisur nga 1 janari 2022, si dhe uljen e tatimit mbi fitimin për pagat mbi 250 mijë lek.

Kryeministri premtoi rritje të pagave me 30% për administratën publike, 40%  për pagat e mësuesve dhe mjekëve.

Ai premtoi gjithashtu se me programin e ri të PS-së, “emigracioni nuk do të jetë më një zgjedhje”, për shqiptarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>