Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi premtoi subvencion të fermerëve shqiptarë.
“Bujqësia një nga prioritetet tona, mungesa e investimeve në bujqësi ka krijuar probleme, prioriteti kryesor ‘Karta e Fermerit”,u shpreh Kryemadhi në Fier – Shegan të Lushnjës, gjatë prezantimit të kandidatit për deputet, Etnor Krakulli.
Kryemadhi akuzoi Ramën se largoi nga vendi “të rinjtë dhe të rejat”, mbylli “bizneset i dhe të gjithë fermerët ku ishin dhe ku nuk ishin, të gjithë prodhimet e tyre i hodhën kanaleve”.
Ndaj, u shpreh ajo “një nga prioritetet e LSI-së është Karta e Fermerit, por edhe subvencionet në bujqësi”.
Kryemadhi u shpreh se favorizimi I oligarkëve nga qeveria ka bërë që “prodhimet vendase të jenë më të shtrenjta se ato të importit”. Qeveria, shtoi ajo, “nuk favorizojmë fermerin shqiptar, për të ulur çmimin e plehrave kimike, për të ulur çmimin e naftës, për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për kanalet kulluese, kanalet vaditëse, rrugën për të shkuar deri në arë apo në vendin e punës e deri tek subvencionet që vijnë në bujqësi”.
“Kjo sepse qeveria subvencionon importin, i krijon mundësinë që të hyjnë pa doganë, ndërkohë që prodhimet tona i shkatërron”, theksoi Kryemadhi.