LSI denoncon PS për vjedhje të të dhenave personale

Nga Exit News
LSI denoncon PS për vjedhje të të dhenave personale

LSI ka publikuar një mesazh të regjistruar të një anëtari të Partisë Socialiste i cili ka marrë një qytetar për ta pyetur për votën.

Qytetari është i shqetësuar në audion e regjistruar dhe personi thotë se numrin e ka marrë nga KQZ.

LSI përmjet nënkryetarit të saj Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin në lidhje me të dhënat private të qytetarëve.

“zyrat e Partisë Socialiste u futen edhe në shtëpi dhe numrat privatë të tyre, duke përdorur të dhënat private të qytetarëve, të cilat zotërohen vetëm nga institucionet shtetërore”, tha Vasili në një komunikim për mediat.

Vasili i ka bërë thirrje KQZ dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të nisin “një hetim të menjëhershëm dhe të thelluar dhe të gjithë përgjegjësit të nxirren para ligjit. Gjithashtu të mbahet qëndrim ligjor edhe ndaj Partisë Socialiste alias Rilindjes”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>