Kryetari i PD-së Lulzim Basha bisedoi me eurokomisionerin për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn për planin ekonomik të PD-së, reformën në drejtësi dhe të ardhmen evropiane të vendi, të enjten, online.
Basha theksoi se ngecja e procesit të integrimit këto 8 vite “ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, konkurrencën sepse imazhi ynë është keqësuar”.
“Objektivi numër një i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ai gjatë bisedës.
Kryetari i PD-së siguroi Hahn se me qeverinë e tij “nuk do të ketë asnjë pengesë në zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”:
“Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi”.
Eurokomisioneri vlerësoi rolin konstruktiv të opozitës shqiptare në miratimin e reformës zgjedhore në 2016-tën.
“Jam i sigurt qe nje vend si Shqiperia qe ka bere shume perpjekje dhe mbaj mend mire se kjo eshte bere e mundur vetem fale angazhimit tuaj. Ishte rasti kur per hir te interesave kombetare ju si opozite bete kompromis me qeverine dhe sigurisht toleruat disa mangesi me qellim qe te realizohej reforma dhe kjo ishte e jashtzakonshme”.
Basha gjithashtu i tregoi Hahn se do të ngrejë një agejnsi të pavarur për hetimin e korrupsionit. Ai i kërkoi mbështetjen e BE-së për realizimin e projektit të trajnimeve për të rinj, si një politikë për ndalimin e emigracionit.