Benet Beci i PS-së, kërkon të kthejë Shkodrën në një fuqi ekonomike rajonale

Nga Exit News
Benet Beci i PS-së, kërkon të kthejë Shkodrën në një fuqi ekonomike rajonale

Kryeministri Rama takoi të enjten në Shkodër kandidatët për deputetë në këtë qark dhe foli rreth planeve për zhvillim në mandatin e tretë.

Rama tha se qeveria ka gati projektin për vijën liqenore “për ta transformuar si lungomarja e Vlorës, apo si ajo e Himarës apo si ajo e Durrësit.”

Ai theksoi  rëndësinë e zhvillimit të turizmit ndërsa drejtuesi i fushatës në Shkodër, Ilir Beqaj shtoi se synimi për Shkodrën është që të ketë turizëm gjatë gjithë vitit.

“Ajo që duam të nxisim është turizmi i gjatë gjithë vitit, i detit, malit dhe trashëgimisë kulturore”, tha ai.

Beqaj renditi si suksese zgjidhjen e çështjes së pronës në Shkodër dhe lehtësimin e taksave për bizneset e vogla dhe fermerët.

Këto sipas tij do të nxisin investimet në zonë që do të bëjë të mundur rritjen e të punësuarve.

Kandidati i PS në listën e Shkodrës, Benet Beci, tha se pjesa e tij në këtë qark është të shtojë investimet publike e private. Ai deklaroi se synon “ta kthejë Shkodrën në një fuqi ekonomike rajonale”.

“E kemi filluar në Vaun e Dejës, me rrugën e Komanit dhe Vaut të Dejtë, me parkun fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës që pritet të ndërtohet.”, deklaroi Beci.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>