Kryetari I PD-së Lulzim Basha premtoi restaurimin e banesës monument të Musine Kokalarit, në Gjirokastër. “Do ta bëjnë pjesë të itenerarit të Gjirokastrës”, I tha Basha mbesës së Musine Kokalarit, Arjeta Kokalari në Gjirokastër, të premten.
Basha kujtoi se si në vitet 1945, Mysyne Kokalari “i shkruajti një letër aleatëve dhe u kërkoi të garantonin zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Ai gjithashtu premtoi se universiteti i Gjirokastrës mund të “kthehet në qëndër trajnimi ku të trajnohet për Teknologjinë e informacionit”, si një politikë për ndalimin e emigrimit të të rinjve nga qyteti..
“25 prilli nuk është një betejë për mua apo për atë që po ikën, është një betejë pikërisht për shtëpitë tuaja, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj që t’i mbajmë këtu se Gjirokastra po zbrazet”, u shpreh Basha.