Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përshëndetur, përmes një statusi në rrjetin Twitter, emërimin e 4 gjykatësve të rinj në Gjykatën e Lartë
“GJL tani mund të dëgjojë çështje penale, civile dhe administrative. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do të vazhdojë emërimet,” shkruan ambasadorja Kim.
Ajo falenderoi edhe presidentin Ilir Meta për ceremoninë e shpejt të betimit të gjyqëtarëve.
Reforma në drejtësi po ecën para, përfundoi zonja Kim.