Kosova rrezikon kolapsin brenda marsit, nëse nuk rrit kapacitetet spitalore

Nga e
Kosova rrezikon kolapsin brenda marsit, nëse nuk rrit kapacitetet spitalore

Gjatë takimit të Komitetit për Menaxhim të Pandemisë të premten, Valbon Krasniqi, ka paralajmëruar se gjatë muajit mars mund të tejkalohen të gjitha kapacitetet spitalore.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) bëri me dije se vetëm gjatë tre javëve të fundit, ka pasur rritje prej 66 për qind të pacientëve të shtruar.

Ai informoi se aktualisht janë 798 pacientë të shtrirë në klinikat rajonale dhe në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nëse vazhdon ky trend i rritjes e të hospitalizuarve, mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitetet e planifikuara”, ka deklaruar ai.

Sipas mbulimit të Radio Europa e Lirë, Krasniqi u bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekzekutivit që të bëjnë planifikime për rritjen e numrit të shtretërve dhe kapaciteteve të tjera.

Gjendemi para një situate ku shumë shpejt spitalet tona nuk do të mund të përballojnë fluksin e pacientëve që do të kërkojnë trajtim spitalor”, ka thënë mes tjerash ai.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka konfirmuar ngarkesën në spitale.

Mbingarkesa që është tash në SHSKUK, për një kohë të shkurtër, nëse vazhdon kështu, do të jetë e papërballueshme dhe profesionistët shëndetësorë do të përballen me situata të vështira të menaxhimit të rasteve spitalore”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se vetëm në dy javët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja për 27.6 për qind.

Të premten Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve ditore gjatë vitit 2021, përkatësisht 828 raste të reja.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>