Italia ka raportuar rritje të rasteve pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit duke ngjallur shqetësime për një vale tjetër të mundshme infektimesh.
Numri i rasteve të reja ishte 25 735, më i larti që është raportuar në një javë.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 386 pacientë me COVID-19, më pak se një ditë më parë, ndërkohë që totali ka shkuar 104 241.
Mbi 26 mijë persona raportohen se janë shëruar nga e enjtja në të premte.
Akualisht në Itali ka 556 539 raste aktive me COVID-19 ndërsa autoritetet si kudo në Europë i druhen një faze të re infektimesh si pasojë e varianteve të reja të koronavirusit.
Ndaj qeveria është duke nxitur sa më shumë vaksinime sa më shpejtë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.