Spektatorët ndërkombëtar nuk do të lejohen të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore në Japoni, thanë organizatorët e aktivitetit, të shtunën, sipas The New York Times.
Lojërat Olimpike Verore të Tokios, të cilat fillojnë në korrik, ishin planifikuar fillimisht për vitin 2020 por u shtynë me një vit për shkak të pandemisë.
Komiteti organizues i Tokios ka hartuar protokolle sigurie për të mbrojtur pjesëmarrësit dhe banorët vendas nga virusi.
Seiko Hashimoto, presidenti i komitetit të organizimit të aktivitetit premtoi në një konferencë shtypi të shtunën se mungesa e spektatorëve ndërkombëtarë nuk do t’i prishte Lojërat.
“Lojërat Tokyo 2020 do të jenë krejtësisht të ndryshme nga e kaluara, por thelbi mbetet i njëjtë,” tha Hashimoto. “Atletët do të vënë gjithçka në linjë dhe do të frymëzojnë njerëzit me shfaqjet e tyre të jashtëzakonshme”.