Largohen figurat e vjetra politike të LDK-së

Nga Exit News
Largohen figurat e vjetra politike të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ka mbajtur të shtunën zgjedhjet për kryesinë e re të partisë. Nga anëtarësia e Kryesisë, raporton Koha.net ka mbetur jashtë  nënkryetari i deritanishëm i saj Agim Veliu, ish-nënkryetarët Haki Rugova e Ismet Beqiri.

Ndërsa, nënkryetari i ri i LDK-së u zgjodh kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.

Kryesia e re e LDK-së do të përbëhet nga gjithsej 33 anëtarë. Prej tyre, 10 janë gra, derisatu takuar me kandidaten për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani.

“Ne kemi thënë vazhdimisht që na duhet një president që i përfaqëson të gjitha partitë politike, jo vetëm një parti politike. Na duhet një president kushtetues dhe këtë po e kërkojmë, të gjitha detajet e diskutimeve do t’i shpalosim para zonjës Osmani në takimin e ardhshëm kudo që ndodh…Meqenëse po kërkojmë takime, po punojmë në atë drejtim dhe takimet e qartësojnë atë çështje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku njoftoi se Kujtim Shala do të jetë i propozuari i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit, derisa grupin parlamentar do ta udhëheqë sërish Arben Gashi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtarit të partisë, Naser Rugova.

“Kryesi më të dobët LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it. TURP!” ka shkruar ai në Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>