Kryeministri Rama ka premtuar rritjen e pagave për mësuesit dhe infermierët me 40%.
Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë të Elbasanit, Rama tha se “pagat e mjekëve dhe infermirëve do të rriten përsëri 40 përqind” dhe shtoi se do të rriten pagat e punonjësve të administratës.
Kryeministri shtoi se administratës nuk i janë rritur deri më tani pagat pasi në mandatin e parë “ishim të detyruar për të bërë çmos për të dalë matanë malit me borxhe që na kishin vënë rrugës” ndërkohë që “mandati që po mbyllim është një mandat që është thyer në mes nga dy goditje, tërmeti dhe pandemi”.
Rama deklaroi se qeveria ja ka dalë në përballimin e krizave dhe shtoi se situata nuk është “rozë” as në vendet më të pasura.
“Shikoja dje në Itali, radhat në Milano, që po bëhen në pikat ku po jepet ushqim falas për njerëzit. Askund nuk është situatë rozë. Por sidoqoftë falë përpjekjeve që kemi bërë ja kemi dalë dhe do tja dalim.”, tha Rama.