Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka botuar dhe pritet të prezantojë të hënën një libër me reflektime politike të titulluar ‘Misionin Im’.
Libri është 100 faqe dhe është i ndarë në 10 kapituj kryesor, përmes të cilit Basha flet mbi opozitën e tij dhe gjithashtu fton qytetarët shqiptarë të votojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
“Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi” shkruhet në mesazhin e tij.
Basha gjithashtu në librin e tij flet për drejtimin e Partisë Demokratike në opozitë prej 8 vitesh. Kreu i PD-së shprehet se vendimet e marra gjatë këtyre viteve ishin të kushtëzuara nga rrethanat si dhe sjell në mendje 3 momente kryesore si ndryshimi i ligjit për Nëpunësin Civil, godirtja e deputetit Gent Strazimiri dhe ligji i dekriminalizimit.