Borrel sugjeron qasjen “karrotë dhe shkop” në draftraportin në lidhje me Turqinë

Nga Exit News
Borrel sugjeron qasjen “karrotë dhe shkop” në draftraportin në lidhje me Turqinë

Turqia do të ftohet ose të ndjekë një rrugë dialogu dhe të korrë disa përfitime ekonomike, ose të largohet nga Evropa dhe të përballet me pasojat, shkruan kryediplomati i BE në raportin e tij për Turqinë, sipas një drafti të parë nga EURACTIV.

Raporti është vendosur të diskutohet nga udhëheqësit e BE të enjten.

Të hënën ministrat e jashtëm të BE po zhvillojnë një diskutim paraprak rreth pjesëve të raportit, i cili përfshin gjendjen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tregtare BE-Turqi.

Që nga dhjetori i kaluar, Turqia ka treguar një qëndrim më të qetë, më konstruktiv për çështje të ndryshme, përfshirë marrëdhëniet e saj bilaterale me disa shtete anëtare të BE. Këto janë hapa pozitivë dhe të mirëpritur përpara ”, thuhet në raport.

Raporti i Borrell, megjithatë, paralajmëron se “procesi i tërheëjes mbetet i brishtë” dhe kështu kërkon “më shumë kohë për të gjykuar nëse është i qëndrueshëm dhe i besueshëm dhe jep rezultate të qëndrueshme, gjithashtu në dritën e përkeqësimit të situatës së brendshme në Turqi“.

Qeveria e Erdogan u tërhoq nga Konventa e Stambollit të shtunën, një dokument që i angazhon nënshkruesit për të parandaluar, ndjekur penalisht dhe eliminuar dhunën në familje dhe për të promovuar barazinë.

Vendimi ka irrituar BE dhe SH.B.A-të, është hera e dytë brenda javës që udhëheqësit e Evropës kanë kritikuar Ankaranë për çështjet e të drejtave.

Më herët, pasi një prokuror turk vendosi mbylljen e një partie politike pro-kurde.

Në një pengesë tjetër, diplomatët nga Turqia dhe anëtarja tjetër e NATO-s, Greqia, nuk arritën përparim javën e kaluar gjatë raundit të fundit të bisedimeve mbi bllokimin e kufijëve të Mesdheut lindor dhe të drejtat e energjisë.

Në një samit në dhjetor, udhëheqësit e BE shtynë edhe një herë vendimin për të vendosur sanksione ndaj Turqisë për aktivitetet e saj “të paautorizuara” në Mesdheun Lindor.

Raporti i Borrell sugjeron përsëri miratimin e një qasjeje “karrotë dhe shkop” ndaj Ankarasë, duke vendosur “një numër fushash të mundshme të bashkëpunimit në tryezë për të lejuar një qasje progresive, proporcionale dhe të kthyeshme“.

Këto stimuj kryesisht ekonomikë do të përfshinin “një modernizim dhe zgjerim të fushës së Bashkimit Doganor aktual BE-Turqi” dhe mbështetje në reformat ekonomike.

Gjithashtu vlerësohet se “rritja e kontakteve njerëz me njerëz është një masë e mëtejshme e ndërtimit të besimit” siç është pjesëmarrja në gjeneratën e ardhshme të programeve të BE-së Erasmus + dhe Horizon Europe.

Komisioni mbetet i gatshëm të këshillojë Turqinë mbi specifikat e standardeve të pazgjidhura të përcaktuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave,” sugjeron raporti.

Raporti gjithashtu thekson që migrimi mund të jetë pjesë e një axhende më pozitive me Turqinë, veçanërisht një “zbatim më efektiv dhe i dobishëm për të dy palët” i marrëveshjes ekzistuese 2016-BE-Turqi për migracionin.

Sidoqoftë, Borrel shtron mundësinë e shkopinjëve në rast se Turqia “nuk shkon përpara në mënyrë konstruktive në zhvillimin e një partneriteti të mirëfilltë me BE, por përkundrazi kthehet në veprime të rinovuara të njëanshme ose provokime“.

Ato do të përfshinin “masa shtrënguese të zgjuara, të shkallëzuara por prapë të kthyeshme, bazuar në ato ekzistuese” dhe që mund të zgjerohen për të përfshirë persona juridikë ose “masa që synojnë sektorë të tjerë të rëndësishëm për ekonominë turke, të tilla si ndalimi i furnizimit të shërbimeve të turizmit, rekomadim negativ nga vendet anëtare etj. “

Sanksione të tilla sektoriale duhet të dakordësohen nga të gjitha vendet e BE-së.

Masat synojnë gjithashtu të jenë të kthyeshme në mënyrë që të “përshtaten me situatën dhe nivelin e kërcënimit ose sfidës në mënyrën më të mirë të mundshme, të stimulojnë një kthim në një rrugë bashkëpunuese dhe të shmangin një dinamikë të përshkallëzimit negativ“, përfundon raporti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>