Votohet qeveria Kurti me 67 vota pro dhe 30 kundër

Nga Exit News
Votohet qeveria Kurti me 67 vota pro dhe 30 kundër

Qeveria Kurti u votua të hënën në Kuvendin e Kosovës me 67 vota pro dhe 30 kundër. Nuk pati asnjë abstenim në votim.

Në votim morë pjesë 107 deputetë. Votimi u mbajt pas fjalës së krerëve të grupeve parlamentare dhe disa nga deputetëve të opozitës.

Lista serbe nuk e votoi qeverinë Kurti pasi kërkonte dy ministri nga një që i është dhënë.

LDK e konsideroi të paligjshme kandidaturën e Albin Kurtit për kryeministër.

Fjala e Albin Kurtit

Në fjalën e tij Kurti tha se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis.

“Asnjë kompromis tjetër nuk do ta bëjmë, këtë duhet të thënë qartë në çdo tryezë. Orientimi ynë është i qartë me SHBA-në dhe aleanca trans-atlantike do të thellohet. Rruga drejt BE-së mund të jetë sfiduese, por s’ka alternativë tjetër”, tha ai.

Kurti tha se procesi i vetingut në drejtësi do të vazhdojë aty ku kishte mbetur me qeverinë e parë të Kurtit.

“Do të jetë një proces i mirë përgatitur dhe jo hakmarrës që institucionet e vendit të ofrojnë siguri dhe drejtësi”, ka deklaruar ai.

Kreu i LVV tha se qeveria e tij synon vaksinimin e 60% të popullsisë brenda vitit.

Kabineti 

Exit zbardhi emrat e ministrave të kabinetit të qeverisë Kurti .

Ministria e Drejtësisë do të drejtohet nga Albulena Haxhiu, ndërsa ajo për Arsimin, Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin, Arbërije Nagavci

Minister i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku

Minsitër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Minsitër i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe infrastrukturës, Liburn Aliu

Minsitër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton peci

Ministër i Mbrojtjes Armend Mehaj

Ministri i Brendshëm dhe për Adminsitratën Publike, Xhelal Svecala

Ministre e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë, Rozeta Hajdari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Zhvillimin Rajonal Fitim Damka

Minsitria për Komunitete dhe Kthime I është rezervuar Listës Serbe

Nga 15 ministra, vetëm 8 janë të LVV.

Zgjedhjet

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë me 50.28% të votave.

PDK-ja mori 175, LDK-ja 12,73% dhe AAK-ja 7,12%.

Sipas renditjes së vendeve në parlament, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 58 deputetë. Lista Serbe ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48,87%, apo mbi 800 mijë votues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>