Gjermania do të zgjasë masat kufizuese deri në 18 prill. Vendimi u mor nga kancelarja Angela Merkel pas një takimi me drejtuesit e landeve.
Gjatë javës së Pashkëve do të ketë një izolim kombëtar, ku të gjitha dyqanet, baret restorantet do të jenë të mbyllura. Vetëm supermarketet do të lejohen të hapen më 3 prill.
Vendimi për të zgjatur kufizimet erdhi pasi numri i të infektuarve për 100.000 banorë u rrit në mbi 100 gjatë javës së kaluar.
Gjermania rregjistron 2,68 milionë të infektuar dhe 75,009 viktima.