SHBA: Agjensia e pavaruar e shëndetit dyshon se AstraZeneca mund të ketë përdorur të dhëna të vjetëruara

Nga Exit News
SHBA: Agjensia e pavaruar e shëndetit dyshon se AstraZeneca mund të ketë përdorur të dhëna të vjetëruara

Vaksina Oxford/AstraZeneca kundër Covid ka marr një tjetër goditje pak orë pasi kompania farmaceutike ka postuar rezultate të shkëlqyera nga testet e saj në SHBA.

Pikëpyetjet janë ngritur nga Bordi i Pavarur i Monitorimit të të Dhënave dhe Sigurisë (DSMB), i cili ka sugjeruar që AstraZeneca mund të ketë dhënë “informacion të vjetëruar” në deklaratën e saj të hënën, duke dhënë “një tabllo jo të plotë” të rezultateve.

AstraZeneca deklaroi të hënën se efikasiteti në testet e më shumë se 32,000 personave ishin 79% kundër sëmundjes simptomatike dhe 100% kundër sëmundjes së rëndë dhe vdekjeprurëse.

Rreth 20% e pjesëmarrësve ishin mbi moshën 65 vjeç, për të adresuar shqetësimet e disa vendeve evropiane si dhe SHBA-ve.

Kjo, pasi provat e hershme nuk përfshinin mjaftueshëm njerëz të moshuar, për të siguruar efikasitetin në këtë grupmoshë.

Pothuajse dy të tretat e pjesëmarrësve nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore – 60% kishin sëmundje shtesë përfshirë diabetin, mbipesha të rënda dhe sëmundje të zemrës, gjë që do t’i vinte ata në rrezik serioz nëse kapnin virusin.

Testet, të cilat u zhvilluan në SHBA, Kili dhe Peru, kishin gjithashtu një përzierje më të madhe të etnive.

Ekspertët gjithsesi kishin vështirësi të kuptonin dyshimet e DSMB, siç sugjeron një deklaratë nga Instituti Kombëtar i SHBA i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Joe Biden, i cili kryeson NIAID, tha në emisionin Good Morning America se ky ishte “një gabim në zbatim” i kompanisë.

Fakti është se ka shumë të ngjarë që vaksina është shumë e mirë dhe kjo gjë nuk bën … asgjë, por hedh vërtet dyshime për vaksinat dhe ndoshta kontribuon në hezitim,” tha ai.

deklaratën e tij, Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive  (NIAID) tha se DSMB “shqetësohej nga informacioni i lëshuar nga AstraZeneca mbi të dhënat fillestare nga prova klinike e vaksinës Covid-19. DSMB shprehu shqetësimin se AstraZeneca mund të ketë përfshirë informacione të vjetëruara si provë, të cilat mund të kenë siguruar një tabllo jo të plotë të të dhënave të efikasitetit.

Ajo i bëri thirrje kompanisë “të punojë me DSMB për të rishikuar të dhënat e efikasitetit dhe për të siguruar që të dhëna më të sakta, të përditësuara të efikasitetit të bëhen publike sa më shpejt të jetë e mundur“.

Më herët  NIAID kishte shpallur vetë suksesin e testeve të AstraZeneca-s, duke raportuar të njëjtat rezultate të efikasitetit si kompania.

DSMB, tha ajo, nuk kishte gjetur shqetësime të sigurisë dhe nuk kishte asnjë incident të mpiksjes së gjakut.
Shkencëtarët britanikë thanë se ishte e pazakontë që një bord monitorimi i sigurisë së të dhënave të ndërhynte në publik, megjithëse shpesh kishte debate me prodhuesit në prapaskenë.

Kjo është e pashembullt për mendimin tim,” tha Stephen Evans, profesor i farmakoepidemiologjisë në London School of Hygiene & Tropical Medicine për The Guardian.

“Një shpjegim mund të jetë që testet po kryhen aktualisht, kur ka një sasi të madhe të një varianti të ri të koronavirusit kohët e  fundit, dhe, siç mund të pritet, efektshmëria kundër këtij varianti mund të jetë më i vogël, kështu që të dhënat më të fundit tregojnë efektshmëri  të zvogëluar. Sigurisht, vaksinat e tjera gjithashtu mund të tregojnë një efektshmëri të zvogëluar dhe ne nuk e dimë se sa”.

Evans tha se ai nuk ishte veçanërisht i shqetësuar, “veçse nëse kanë gjetur probleme sigurie që po fshihen, gjë që nuk më duket të jetë e vërtetë“.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>