Kryeministri Edi Rama kujtoi të mërkurën bombardimet e para të NATO-s në Serbi.
Përmes një postimi në Twitter, Rama publikoi fjalimin e ish presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton drejtuar popullit kosovar.
Ai shkruan:
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane🇦🇱🇽🇰❤️🇺🇸”