Policia e Shkodrës arrestoi një 51-vjeçar për transport të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme drejt vendeve të BE-së.
I arrestuari, E. A., 51 vjeç, banues në Shkodër po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij tip “Volkswagen” nga Shkodra, ku pas Malit të Zi, ata do të tentonit të shkonin në një tjetër shtet Evropian.
Emigratët kishin paguar një shumë të caktuar secili për kalimin e kufirit.