Italia regjistroi të mërkurën 460 viktima dhe 21 267 raste të reja.
Numri i viktimave ka pësuar një ulje krahasuar me 551 që ishin një ditë më parë. Ndërsa rastet një rritje nga 18 765 që ishin të martën.
Lombardia mbetet rajoni më i goditur me 4 282 raste, e ndjekur nga Campania, Veneto dhe Piemonte.
Lombardia me bilancin e 24 orëve të fundit kaloi pragun e 30 mijë viktimave nga fillimi i pandemisë.