Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të enjten janë regjistruar 10 viktima me koronavirus në vend, sipas REL.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)”.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 836 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4 133 mostrave, në institucionet publike dhe ato private.
Në të njëjtin interval kohor, sëmundjen e kanë kaluar 700 persona, ndërkohë që ngelen ende 12 934 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 85 334 raste të infektimit, prej të cilëve 1 813 kanë humbur jetën.