Aktivisti dhe aktori Neritan Liçaj u bëri thirrje qytetarëve nga tubimi i Partisë Demokratike që në 25 prill “ta shporrin këtë qeveri përmes votës”.
Ai tha duke iu drejtuar qeverisë se “edhe një muaj dhe kanë për ta parë se sa iu vlen lëkura”.
“Ne jemi bijtë e nipat e Skënderbeut, e do i përplasim votën më 25 prill. Do rifillojmë të lundrojmë në oqeanin e shpresës. Ndaj tik tak erdhi koha. Edhe një muaj ke për ta parë sa të vlen lëkura”, tha ai.
“Administratës i them mos kërrusni shpinën e mos ulni sytë, kur ju kërcënojnë me vendin e punës”, u shpreh aktori.
“Efektivëve u kujton betimin kur kanë veshur atë uniform, njerëzve që iu ofrohet thesi i miellit, mos ta pranojnë që nesër tu ofrohet gazi fytyrës”, shtoi ai.