Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën e saj zgjedhore në një organizim në Sheshin Skënderbej ku ndodheshin 153 kandidatët për deputet.
Kandidatja që kryeson listën e Shkodrës, Edona Bilali hapi serinë e mesazheve që dhanë përfaqësues të të gjithë qarqeve.
Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, kryesueset e listës së Tiranës, i bënë thirrje votuesve të votojnë Partinë Socialiste.
“Në të gjitha fushat ka patur vetëm përparime”, tha Bozo.
Kryesuesi i listës së Fierit, Erion Braçe kërkoi votën për bujqësinë dhe zhvillimin e qarkut të tij si edhe vlerësoi kryeministrin Rama.
Milva Ekonomi e quajti nder kandidimin e Ramës në Durrës ndërsa, Pranvera Resulaj e Vlorës tha se Edi Rama ka vënë vulën e transforimeve rrënjësore.
Kandidatja e Elbasanit, Evis Kushi tha se Edi Rama ka energjinë ka vullnetin për të bërë Shqipërinë e të ardhmes dhe nuk tërhiqet asnjëherë dhe kjo i duhet njerëzve.