Gjykata vendosi nisjen e gjykimti të vrasjes së Klodia Rashës nga ish-polici Nevaldo Hajdaraj. Ish-polici do të gjykohet për vrasje me dashje.
Në seancën paraprake, Hajdaraj i kërkoi falje babait të viktimës.
Avokati mbrojtës i Hajdarajt kërkoi gjykim të shkurtuar dhe ndryshimin e akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve teë mbrojtjes së nevojshme.
Klodian Rasha, 25 vjeç u vra me armë zjarri nga polici i njësisë “Shqiponja” në orët e para të 8 dhjetorit.
Qytetarët protestuan në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë në shenjë revolte ndaj vrasjes ende të pasqaruar të Klodian Rashës.
Për këtë ngjarje dha dorëheqjen ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.