Italia shënoi të premten 23 987 raste të reja me Covid-19.
457 persona humbën jetën në Itali në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë është 107 256.
3 628 persona ndodhen në terapi intensive ndërsa të shtruar janë 28 472 pacientë.
Lombardia është rajoni më i prekur me 5 077 raste të reja dhe 100 viktima.