Manastirliu inspekton Pediatrinë e Re: Është investim që do i rezistojë kohës

Nga Exit News
Manastirliu inspekton Pediatrinë e Re: Është investim që do i rezistojë kohës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për ndërtimin e Pediatrisë së Re në QSUT.

Ajo pohoi se ky është një investim me standartet ndërkombëtare dhe do jetë shumë miqësor për fëmijët.

Ka filluar të jetëzohet tashmë spitali i ri pediatrik. Është tërësisht i të njëjtit standard, siç kemi bërë kirurgjinë e re dhe siç po bëjmë edhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Ambiente, jo vetëm që duket se ka standarde të larta, por edhe ambiente shumë miqësore për fëmijët.”

Manastirliu tha se këto investime do t’i rezistojnë kohës.

Pavarësisht gjithë punëve që kemi bërë për ta transformuar QSUT, këto janë ato investimet që do të mbeten në 30 vitet, 50 vitet e ardhshme të pandryshuara. Sepse janë investime që janë bërë me një projeksion dhe me vizion për t’u mbetur dhe për t’iu përshtatur viteve”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>