Kryetari i PD-së, Lulzim Basha takoi të shtunën banorët e njësisë 11. Banorët deklaruan se jetesa është bërë shumë e vështirë gjatë këtyre viteve.
“Me e krahasu me dy vitet para, jemi shumë dobët ёshtё jashtëzakonisht shumë dobët!”, tha njëri qytetar.
“Ai mё mat taksën mua e mё thotë, unё taksat i kam zero. Ja taksat e bashkisë qё derdhen pёr njё vit. 170 mijë lekë me tre metër katror vend.”, u shpreh një tjetër.
Basha u shpreh se me 25 prill vendi do të ndryshojë.
“Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë e të gjithë në kutin e votimit me 25 prill”, u shpreh ai.