Certifikatat e imunitetit do të lëshohen edhe për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Nga Exit News
Certifikatat e imunitetit do të lëshohen edhe për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian planifikon të nisë me lëshimin e certifikatave digjitale të vaksinimit kundër koronavirusit, nga muaji qershor.

REL raporton se mundësia që qytetarët e vendeve të treta, përfshirë Ballkanin Perëndimor, të pajisen me këtë dokument kur udhëtojnë, është e hapur.

Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Cristian Wigand, kujtoi se udhëtimet, për nevoja jothelbësore të qytetarëve të vendeve të treta, mbeten të ndaluara.

Ata që mund të udhëtojnë aktualisht, do të mund të marrin edhe një certifikatë digjitale të gjelbër, duke e kërkuar atë nga shteti, në të cilin udhëtojnë. Shtetet anëtare duhet të vlerësojnë provat e vaksinimit dhe të lëshojnë certifikatën digjitale”, tha zëdhënësi i KE-së, Wigand.

Certifikatat digjitale të BE-së do të përmbajnë informacione në lidhje me vaksinimin, testin negativ PCR ose praninë e antitrupave.

Komisioni Evropian ka deklaruar se, së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta do t’iu njihen edhe certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e tyre.

Kjo do të kërkojë fillimisht harmonizimin e sistemit të lëshimit të këtyre dokumenteve me standardet e BE.

Në këtë mënyrë, certifikatat e vendeve të treta do të pranohen në BE njësoj si certifikatat e gjelbra digjitale, të lëshuara nga BE-ja“, tha Ëigand.

BE-ja është kritikuar për fushatë të ngadaltë të vaksinimit kundër koronavirusit, por zyrtarët evropianë kanë fajësuar problemet me furnizim.

Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë nisur tashmë vaksinimin, ndërsa Kosova pritet ta fillojë të martën, pas marrjes së dozave të para.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>