EcoAlbania apel politikanëve: Keni në dorë fatin e Vjosës, të shpallet park kombëtar

Nga Exit News
EcoAlbania apel politikanëve: Keni në dorë fatin e Vjosës, të shpallet park kombëtar

Lugina e Vjosës nuk gëzon asnjë status mbrojtjeje nga qeveria.

Kështu u shpreh në emisionin “Me Pak Fjalë”, Besjana Guri, përfaqësuese e EcoAlbania, teksa bëri apel për shpalljen e luginës park kombëtar për ta mbrojtur nga ndërtimi i HEC-eve.

EcoAlbania, që është një nga organizatat jo-qeveritare kryesore për të koordinuar të gjitha përpjekjet vendase dhe ndërkombëtare për shpalljen e luginës së lumit Vjosa, park kombëtar.

Guri tha se thirrja e tyre është që Vjosa të shpallet park kombëtar tani.

“Ne kemi vite që po bëjmë fushatë për mbrojtjen e Vjosës dhe fatmirësisht na janë bashkuar shumë zëra, që nga shkencëtarë, artistë ndërkombëtarë dhe shqiptarë si dhe organizata të ndërkombëtar. Politikanët shqiptarë e kanë në dorë fatin e Vjosës prandaj kemi nisur fushatën ‘Vjosa park kombëtar tani’, në periudhën e fushatës zgjedhore sepse është pika më kyçe ku mund të merren vendime të cilat do të siguronin të ardhmen e luginës së Vjosës”, tha pëfaqësuesja e EcoAlbania.

Ajo u shpreh se “po i kërkojmë kandidatëve kryesorë politik që të japin një premtim, çfarë kanë ata në plan të bëjnë me Vjosën dhe që më vonë do të duhet ta mbajnë këtë premtim.”

Guri solli në vëmendje një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit që rrezikon Vjosën pasi kërkon ta shpallë “rezervat natyror të menaxhuar që do të thotë mbrojtje më e ulët se ajo e Parkut Kombëtar, nuk siguron degët e lumit Vjosa dhe lë të hapur derën për ndërtimin e HEC-eve.”

Ajo shpjegoi se EcoAlbania ka marrë një iniciativë për të marrë premtimin e shpalljes së luginës së Vjosës, park kombëtar.

“Për këtë kemi hapur një faqe, një premtim elektoral në faqen e EcoAlbania, është një faqe e dedikuar ku politikanët që duan të shprehin vullnetin e tyre për mbrojtjen e Vjosës mund ta firmosin atë dhe si një premtim që do të dokumentohet. Ftojmë çdo politikan që ka ndërmend ta ruajë këtë luginë ta firmosë këtë dhe të japë mbështetjen e tij. Qytetarët të shpërndajnë këtë thirrje duke bërë ‘tagg’ politikanë që të bëjnë diçka për Vjosën.”, tha Guri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>