Ylli Manjani emërohet Ministër i Drejtësisë

Ylli Manjani emërohet Ministër i Drejtësisë

Ylli Manjani është emëruar Ministër i Drejtësisë, pak orë pas dorëheqjes së  Nasip Naços. Emërimi i Manjanit u zyrtarizua pas takimit në Kryeministri të kryeministrit Rama, kryetarit te LSI-së Ilir Meta dhe Zotit Manjani.

“Zgjedhjen në këtë post e shoh si një vlerësim maksimal dhe sfidë për të vazhduar punën aty ku e la kolegu im Nasip Naço, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme,” – tha Zoti Manjani, në një deklaratë për mediat.

Ylli Manjani është nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe që prej vitit 2013, ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Ministrisë  së  Transportit  dhe  Infrastrukturës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>