Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se ditë më të mira për vendin po vijnë. Gjatë një takimi me qytetarët në Mallakastër, Basha u shpreh se pas 25 prillit do vijë një qeveri që do të vlerësojë qytetarët e nuk do t’i shkeli me këmbë.
“Sot si kudo tjetër nëpër Shqipëri, era e ndryshimit po fryn, dielli i fitores po shndrin, një ditë e re për shpresën dhe besimin e çdo familjeje shqiptare. Një e nesërme më e mirë për të gjithë, një Shqipëri më e drejtë që vlerëson njerëzit e punës dhe nuk i shkel me këmbë, që pasuritë mahnitëse të Mallakastrës, Ballshit, Fierit dhe gjithë Shqipërisë ua kthen zotërve të vërtetë që jeni ju banorët e këtij vendit.”, u shpreh ai.
Basha ka takuar gjatë ditës së sotme qytetarë në Fier, Mallakastër dhe Ballsh. Ai iu premtoi atyre një qeveri në dobi të qytetarëve, e cila do t’ua përmirësojë jetën atyre.