Basha në Patoz: Do të ndalojmë aferat si inceneratorët, PPP apo koncesionet

Nga Exit News
Basha në Patoz: Do të ndalojmë aferat si inceneratorët, PPP apo koncesionet

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar të hënën një takim elektoral në qytetin e Patosit me një grup grash.

Ai deklaroi se duhet një qeveri që ka vullnetin dhe integritetin që taksat t’i ktheje në investime që funksionojnë.

Është qeveria që këto mundësi i përdor për të pasuruar një njëri të vetëm apo në ortakllëk me atë njëri të vetëm,” shtoi ai.

Më tej Basha kujtoi se qeveria ka shpenzuar pa bereqet 23 milion € për inceneratorët.

Ai tha se në dhjetor qeveria premtoi se inceneratori do të vihej në punë, por kjo nuk ka ndodhur.

Inceneratori është një aferë korruptive,” deklaroi Basha.

Investimet janë mundësi për hapjen e vendeve të punës, duke siguruar edhe paga që rrisin mirëqenien.

Por, tha ai, investimet nuk vijnë në vendet me çmimin më të lartë të naftës, ndonëse jemi vend eksportues nafte. Gjithashtu, investitorët nuk vijnë në vendet me çmimin më të lartë të energjisë në rajon apo taksat e larta.

“Pra, paratë në vend që të shkojnë tek një incenerator, që në fakt është një aferë korruptive, të mund të kishin hapur 5 mijë, 10 mijë vende të tilla pune” tha Basha.

Ai tha se do të krijojë kushte të favorshme për investitorët.

Ndërkohë, Basha premtoi se në qeverinë e drejtuar prej tij nuk do të ketë më afera si inceneratori i Fierit, i Tiranës dhe Elbasanit, PPP-ra apo koncesione.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>