Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri tani janë vaksinuar 68 mijë të moshuar.
Gjatë një vizite në Shkodër, Manastirliu u shpreh:
“Procesi po shkon shumë mirë. Përveç stafeve mjekësore, arsimtarëve dhe tani të moshuarit kemi vaksinuar në këto ditë dhe gjatë gjithë fushatës së vaksinimit mbi 65 mijë të moshuar. Jemi në mbi 120 mijë vaksinime të kryera. Dje arritëm 100 mijë të vaksinuar dhe po ecim me ritme shumë të shpejta”
Ajo shtoi se vakisnimi po kryhet dhe në qendrat shëndetësore.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer rreth mbi 65 mijë vaksinime për të moshuarit, 33 mijë vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse dhe rreth 22 mijë vaksinime për arsimtarët.