Kompania Pfizer ka njoftuar të mërkurën se vaksina e tyre parandalon shfaqjen e simptomave të infektimin nga koronavirusi tek adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç. Gjithashtu, kompania njofton se vaksina përballohet mirë nga kjo grup moshë.
Të dhënat e studimit të fazës së tretë të vaksinës tek adoleshentët do t’i dërgohen Agjensisë amerikane të Ilaçeve dhe Ushqimit (FDA).
Drejtuesi i kompanisë u shpreh për median se vaksinimi i adoleshntëve do të nisë përpara nisjes së vitit të ardhshëm shkollor. Të dhënat tregojnë se vaksina parandalon shfaqjen e simptomave tek adoleshentët e infektuar me covid19. Në fazën e tretë morrën pjesë 2, 260 adolëshentë të përzgjedhur rastësisht.
Në dhjetor Pfizeri raportoi efektet anësore të vaksinës të përdorur në 100 adoleshentë të moshës 12 deri në 15 vjeç. Një në pesë të vaksinuar raportuan temperaturë në dozën e dytë. Më shumë se çereku raportuan të dridhura.
Javën e kaluar, Pfizer njoftoi se kanë nisur studimet e vaksinëns tek fëmijët më të vegjël se 6 muajsh, me doza më të vogla.
Ndërsa moderna po kryen në mënyrë të pavarur studime për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 deri në 18 vjeç dhe tek fëmijët e moshës 6 muaj deri në 12 vjeç.