Kryeministri Edi Rama e cilësoi të mërkurën kryetaren e bashkisë Shkodër “shembull të injorancës”.
Sipas tij Ademi “nuk e prish terezinë për punët e qytetarëve”.
Kryebashkiakja ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit duke u shprehur se “se ai e ka të qartë që më 25 prill do të largohet me votën masive të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë”.
Ajo u shpreh se Rama sulmoi Ademin dhe opozitën “me fjalorin e vetëm që njeh” me fyerje dhe sharje.
Shkodra e qytetarisë dhe e kulturës nuk e ka pranuar as në kohët e egra të komunizmit arrogancën e pushtetit”, u shpreh Ademi.