Kryeministri Rama ka quajtur mbështetësit e Partisë Demokratike, “qorra dhe shurdhë” gjatë një takimi me kandidatë të PS në Kavajë.
Rama foli për fushatën e Partisë Demokratike duke thënë që ajo po zhvillohet në mënyrë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
Kryeministri komentoi pritjen që iu bë Lulzim Bashës në Kavajë disa javë më parë ku morën pjesë një numër i madh mbështetësish të PD-së.
Rama tha se gjatë këtyre mbledhjeve përhapet virusi dhe ndonëse fajësoi krerët e opozitës tha për mbështetësit:
“Ata janë qorra dhe shurdhër që sytë i kanë në ballë, veshët i kanë në vend, sy e veshë top dhe mendja tapë gjithë ditën”